Oguchi Onyewu nënshkruan për Sportingun
Lisbonë, 29 qershor - Sporting Lisbona ka transferuar mbrojtësin e Milanit, Oguchi Onyewu, si transferim i lirë.
Amerikani 29-vjeçar u transferua te Milani në vitin 2009 nga Standard Liege, por nuk gjeti hapësirë për lojë, kështu që në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar luajti i huazuar te Twente.
Me klubin e tij të ri, Onyewu ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa është shprehur i gatshëm që të ndihmojë Sportingun për të fituar trofe.
Ky është një klub me një histori të madhe dhe përplot ambicie. Dua ta ndihmoj Sportingun të bëhet kampion.
Qëndrimi im te Milani ka pasur ngritje dhe rënie. Dëshiroj ta rindërtoj karrierën time dhe Sportingu është vendi i përsosur për ta bërë atë, ka thënë Onyewu.