Ofertë prej 50 milionë funtesh për Fabregasin
Torino, 25 mars - Interi ka vendosur që definitivisht të transferojë Cesc Fabregasin e Arsenalit duke bërë një ofertë prej 50 milionë funtesh në drejtim të Topçinjve.
Spanjolli po kërkohet qe një kohë të gjatë nga Barcelona dhe Real Madridi, por I veçanti Mourinho ka vendosur të bëjë një ofertë të mirë prej 30 milionë funtesh plus sulmuesin që vlerësohet 20 milion funte, Mario Balotelli, që mendohet se do të bindë Arsene Wengerin të heqë dorë nga lojtari më i mirë i tij.
Fabregas shpeshherë gjatë këtij sezoni u tregua besnik ndaj Arsenalit, por viti i pestë pa trofe mund të ndikojë që ai të kërkojë klub të ri. Fabregas ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2013.
Raportet nga Italia të martën thoshin se Interi është aq i sigurt për transferimin e Fabregas, saqë e ka vënë atë në listën e sigurimeve shëndetësore si të gjithë lojtarët tjerë.
Arsene Wenger e adhuron Mario Balotellin, prandaj mësohet të ketë dërguar agjentët e tij për ta vrojtuar sulmuesin italian. Balotelli do të mirëpriste një lëvizje të tillë pas zënkave të fundit me Jose Mourinhon.
Arsenali është gjithashtu shumë pranë transferimit të Marouane Chamakh që do të mund të parandalonte një shkëmbim Balotelli-Fabregas. Manchester City dhe Chelsea janë treguar gjithashtu të interesuar për SuperMarion.
Arsenali ka mohuar të komentojë për spekulimet e fundit