Oferta e Milanit për Witsel e pamjaftueshme
Milano, 7 qershor - Milani nuk i ka përmbushur pritjet e Standard Liege në lidhje me ofertën për transferimin e Axel Witsel.
Zëvendëspresidenti i Standardit, Luciano D`Onofrio, ka bërë të ditur se oferta e kuqezinjtë për shërbimet e 22-vjeçarit është shumë larg asaj që kërkon klubi i tij aktual.
Pranoj se ka pasur kontakte mes Standardit dhe Milanit në lidhje me Witsel. Ende ekziston një diferencë e madhe mes ofertës së Milanit dhe çmimit që kërkojmë ne, ka thënë D`Onofrio.