Nuri Sahin mund të luajë kundër Real Madrid
Dortmund, 14 prill - Nuri Sahin mund të luajë ndaj Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions League.
I huazuar tek Borussia Dortmund, lojtari turk u largua nga \"Santiago Bernabeu\" për tiu bashkuar në merkaton e janarit ish ekipit të tij në Gjermani për 18 muaj.
Sahin do të lejohet të përballet me \"Los Blancos\" pasi në kontratën e tij nuk ekziston ndonjë klauzolë që të parashikojë të kundërtën.
Mesfushori nuk ia doli që të shkëlqente me \"Galaktikët\" duke u aktivizuar në vetëm 10 ndeshje të La Ligas pasi u transferua për shumën e 10 milionë eurove.