Nuri Sahin kthehet në Borussia Dortmund
Dortmund, 7 janar - Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar të premten nga gazeta gjermane Bild se klubi kampion në fuqi i Bundesligës po kërkon rikthimin e Nuri Sahin, aktualisht lojtar i Real Madrid.
Nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kemi biseduar as me Real Madrid dhe as me Nuri Sahin, theksoi Watzke.
Informacioni i publikuar nga Bild bënte të ditur se Borussia Dortmund po punonte për rikthimin e Sahin në Gjermani në qershor. Gjithashtu shtonte se mesfushori ishte shumë i pakënaqur me karrierën e tij në Spanjë, ku thuajse nuk ka luajtur fare me ekipin e Jose Mourinho.
Gazeta mbështetej edhe në disa deklarata të disa ditëve më parë të Watzke, ku shprehej se porta e Borussia Dortmund do të jetë gjithmonë e hapur për Sahin.