Nuk pëlqehen topat e botërorit Afrikë e Jugut 2010
Johanesburg, 31 maj - Reprezentuesi italian Gjanpaolo Pacini ka kritikuar të shtunën topat e kompanisë Adidas, të cilët do të përdoren në kampionatin botëror të futbollit në Afrikën Jugore.
Kombëtarja italiane ka zhvilluar stërvitje me këtë top gjatë përgatitjeve në Alpet italiane me qëllim që të përshtaten me të.
Topat janë katastrofë, si për portierë, ashtu edhe për sulmues. Këta topa ikin dhe është vështirë të kontrollohen. Kërcen për ta goditur me kokë dhe për një moment topi ndryshon kahun dhe ti e huq, ka thënë Pacini.
Janë veçanërisht të keq për portierë dhe kjo do të thotë se është më lehtë të pësosh gol, pasi që nuk mund të vlerësosh rrugëtimin e tyre. Ata janë sikur topat që i blini në supermarkete, ka shtuar Pacini.
Edhe portieri brazilian Hulio Cezar ka thënë dje se topat e rinj janë të tmerrshëm.