Nuk ka kontratë të re për Ronaldon
Madrid, 25 tetor - Mediat spanjolle shkruajnë se Real Madridi nuk e ka ndërmend tia vazhdojë kontratën Cristiano Ronaldos.
Yllin portugez e lidh një kontratë e majme me madrilenët deri në vitin 2015, por sipas të përditshmes spanjolle Sport.es, Los Merengues vlerësojnë se ish futbollisti i Manchester Unitedit me kohë do ti humb kualitetet që e bëjnë fenomen, shpejtësinë dhe eksplozivitetin.
Nëse këto spekulime konfirmohen si të vërteta, vitin e ardhshëm Reali mund tia mësyjë dyshes Radamel Falcao e Gareth Bale, ndërsa portugezi mund ta lë Santiago Bernabeun.