23 Dhjetor 2024

Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka shpërblehen nga MKRS

Prishtinë, 19 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Federatën e Xhudos në Pejë.

Me rastin e kësaj vizite, në një ceremoni ku morën pjesë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, ministri Gashi, ka ndarë ceqet xhudisteve Nora Gjakova dhe Distria Krasniqit po ashtu edhe trajnerit Driton Kuka.

Xhudistja Nora Gjakova është shpërblyer me 20 mijë euro, pas fitores së medaljes së artë në Kampionatin Evropian që është mbajtur në prill të këtij viti, ndërsa xhudistja Distria Krasniqi është shpërblyer me 14 mijë euro për fitoren e medaljes së argjendtë. Ndërkaq trajneri i xhudisteve, Driton Kuka, është shpërblyer me 17 mijë euro.

Në këtë ceremoni të ndarjes së shpërblimeve për xhudistet Gjakova dhe Krasniqi dhe trajnerin Kuka, ministri Kujtim Gashi tha se “qëllimi i vizitës është që sot të ndaj shpërblimey për trajnerin Driton Kuka, pë Norën por edhe për Distrian, si dhe të shoh nga afër kushtet me të cilat ballafaqohet ky klub, këta sportistë, në kuptimin e objektit kur dihet fakti që ka një kohë të gjatë që është mendu dhe është ideu që ta kemi një qendër nacionale të xhudos”.

Ndërkaq trajneri Driton Kuka me këtë rast tha se “është kënaqësi që ndarjen e shpërblimeve për rezultate elitare po e mbajmë në një ambient ku ne stërvisim, ku sportistët tonë janë rrit, janë ndërtu si sportistë, një ambient wë tashmë nuk po na zen sepse numri i sportistëve po rritet dita ditës edhe sukseset po ashtu”.

Pas marrjes së shpërblimit Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u shprehën shumë të kënaqura dhe falenderuese për ndarjen e këtyre shpërblimeve.

“Këto shpërblime dhe Ligji për Sport është një motivim edhe një arsye që ne të punojmë edhe më shumë sepse rezultatet tona në bazë të këtij ligji tani e tutje po përkrahen edhe financiarisht. Kjo është shumë e rëndësishme që puna jonë të mos shkoj dëm dhe gjithmonë të mbështetet në mënyrë financiare”, tha Nora Gjakova.

Ndërkaq Distria Krasniqi u shpreh: “Është kënaqësi që sukseset tona po shpërblehen dhe po mbështetemi nga Ministria dhe po shihet që puna jonë po vlerësohet”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)