26 Dhjetor 2024

Një lutje për ‘Zizin’

Shkruar nga Agim Tahiraj

Të gjithë dashamirët jo vetëm të sportit janë kureshtar të dinë më saktësisht për gjendjen e legjendës tonë të boksit, Aziz Salihu. 

I vetmi sportist në Kosovë që ka medaljen e bronztë olimpike që e ka fituar në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ‘Zizi’ siç e dinë i gjithë opinioni ka kohë që po ballafaqohet me telashe dhe është i shtrirë në spitalin e Prishtinës, për shkak se ka një infeksion.

Ka më shumë se 47 ditë që është në spital dhe gjendja e tij raportohet se është e mirë. Ai përballet me jetën, është i sëmurë.

Njerëzit nuk interesohen sa duhet, sepse ndoshta ai ka merituar shumë më shumë respekt. 

Sidomos një respekt më të madh nga kolegët e tij, pasi që ‘Zizi’ është një pasuri sportive dhe që të gjithë mburremi me të arriturat e tij.

Të gjithë e shohim se sa na mungon në jetën sportive, sepse mungesa e tij po lë një zbrazëti e varfëri jo vetëm në boks. 

Një lutje për ‘Zizin’... Lutja më e madhe për të është që ai të përmirësohet e të shërohet në tërësi, t’i kthehet aktiviteteve sportive.

Edhe  unë si koleg më brengos shumë gjendja e tij, sepse e ndjejmë rëndë mungesën e tij, sepse po shihet edhe sa i varfër është sporti pa legjendën që e kemi të shtrirë në spital. 

Po na mungon në kohën më të mirë, në prag të olimpiadës, sepse po të ishte jashtë spitalit, po të ishte me shëndet mirë, sot do të kishim deklarata, komente e opinione të tija për mediat e ndryshme. 

Është i vetmi fitues olimpik, tri herë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike,  por fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore e detyroi të shtrohet tash e një kohë në spital. 

Na mungojnë këshillat e tij në prag të olimpiadës, sepse ai do të ishte një udhërrëfyes se si të veprojmë në Olimpiadë. 

Dhe në anën tjetër, për fat të keq boksi ynë nuk po merr pjesë në Lojërat Olimpike – Rio 2016’, sepse nuk e kanë normën. 

Boksieri Armend Xhoxhaj ka qenë shumë afër, por për pak pikë mbeti jashtë Olimpiadës.  

Fundja, të gjithë shpresojmë se xhudistja Majlinda Kelmendi  apo ambasadorja jonë do të na sjell medaljen e parë olimpike.

Ndërkaq, për boksin shpresoj se do të mobilizohen në katër e vitet ardhshme që të kemi një boksier në olimpiadë. 

Duhet të mobilizohet Federata e Boksit e Kosovës, të gjithë punëtorët sportiv që të arrijmë nivelin dhe uroj 13 trajnerët që u pajisen me licenca para pak ditëve në seminarin e AIBA-s.

Në fund, lutem që ’Zizi’ të shërohet dhe së bashku me të ta përcjellim ngjarjen më të madhe botërore, Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’, të cilat fillojnë me 5 gusht e përfundojnë me 19 gusht.

/Autori është trajner i klubit të boksit e kick-box Rigoro nga Prishtina dhe gjyqtar i boksit/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)