Njazi Kuqi nënshkruan me Atromitosin
Athinë, 21 qershor - Sulmuesi kosovar Njazi Kuqi do të vazhdojë të luajë në Superligën e Greqisë, në kampionatin ku shkëlqeu në edicionin e kaluar.
Reprezentuesi i Finlandës, Kuqi, të mërkurën firmosi për dy vite me skuadrën Atromitos, që llogaritet ndër më të fortat në Greqi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti, ndërsa është konfirmuar edhe në sajtin zyrtar të klubit.