Nicolas Anelka stërvit me PSG-n
Paris, 11 janar - Nicolas Anelka po stërvitet në Paris Saint-Germain dhe ka shtuar spekulimet rreth përfundimit të aventurës së tij në Kinë dhe rikthimit në Evropë.
Anelka, 33 vjeçar u paraqit në uniformë të stërvitjes në Camp des Loges të mërkurën dhe provokoi sugjerime se pritet ti bashkohet skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti në atë që do të ishte aventura e tij e tretë në klub derisa spekulohet se synon të përfundojë qëndrimin në Shanghai Shenhua.
Edhe pse Anelka zhvilloi një seancë individuale me stafin e Ancelottit, drejtori sportiv Leonardo insistoi se klubi vetëm po përkujdeset për ish futbollistin e tij.
Anelka ka kërkuar të stërvitet me ne. Ne jemi në dispozicion të tij për ti ndihmuar të ruajë formën e mirë fizike në ditët në vazhdim, deklaroi braziliani për AFP.