11 Janar 2025

Neymar tek Santos edhe pas 2014

Santos, 10 mars - Neymar mund të qëndrojë tek Santosi edhe pas Botërorit Brazil 2014. Këtë mundësi e ka bërë të ditur i ati i lojtarit në një interviste për tabloidin “Lancenet”.

Neymar ka refuzuar oferta të çmenduara nga klube të mëdha vetëm për të qëndruar tek Santos.

Në këtë moment është duke rishqyrtuar kontratën dhe nëse do të ketë akord mund të vijojë të luajë për Santosin edhe pas Botërorit 2014.

Babai i Neymar gjithashtu përgënjeshtron çfarëdolloj akordi me Barcelonën duke thënë se ai beson se më e mira për Neymar është të qëndrojë tek Santosi të paktën deri në 2014-tën e më pas të zgjedhë destinacionin e ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)