Neymar te PSG me pagë prej 30 milionë euro në sezon
Paris, 4 gusht - Çështja Neymar mbyllet përfundimisht. Paris Saint Germain zyrtarizoi transferimin e brazilianit, i cili firmosi me klubin transalpin një kontratë 5-vjeçare deri në 30 qershor të vitit 2022.
Për të siguruar shërbimin e 25-vjeçarit, PSG pranoi të paguajë klauzolën që futbollisti kishte me Barcelonën, për shifrën e 222 milionë eurove, duke u bërë transferimi më i kushtueshëm në historinë e futbollit.
Ndërkaq, Neymar do të përfitojë te skuadra franceze një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon.
Zyrtarizimi i kalimit të Neymar te Paris Saint Germain erdhi pasi u kalua edhe pengesa e fundit, ajo e bllokimit të pagesës së klauzolës së brazilianit nga ana e La Ligës.