Neymar shumë pranë Barcelonës
Barcelonë, 27 prill - Drejtuesit e Barcelonë planifikojnë merkaton. Siç raporton Marca, katalanasit kanë vendosur të punojnë mbi dy pista: Neymar dhe Mats Hummels.
Mbrojtësi i Borussia Dortmund do ti jepte fund emergjencave të Vilanovas në repartin defensiv dhe operacioni vlerësohet të kapë një shifër nga 20-25 milionë euro.
Cikël i përfunduar Braziliani është prej kohësh më i përfoluri i merkatos së Barcelonës dhe klubi blaugrana po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh.\"
\"Në ndihmë të tyre vijnë edhe deklaratat e fundit të zv/presidentit të Santos Odilio Rodrigues, që për mikrofonat e Cadena Ser ka thënë:
Neymar na ka thënë se nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2014 sepse cikli i tij te Santos ka përfunduar.