Neymar shet 250 mijë fanella
Barcelonë, 2 gusht - Neymar do të jetë një fenomen, kjo tashmë është një gjë e ditur. Ylli brazilian u pagua nga Barcelona plot 57 milionë euro.
Por, sipas statistikave të fundit, tashmë janë shitur plot 250 mijë fanella të ish futbollistit të Santosit, përkatësisht me një mesatare prej 4 mijë fanellash në ditë, që prej prezantimit të tij, në 3 korrik.
Fanella zyrtare me emrin e simbolit të La Ligas kushton rreth 100 euro, dhe po ti mbledhësh të gjitha gjitha bashkë Barcelona deri tani e ka nxjerrë gjysmën e kartonit të Neymar vetëm nga shitja e fanellave të tij.