Neymar rinovon kontraten me Santosin
Santos, 25 janar - Edhe pse të gjithë presin që Neymar të zbarkojë në Evropë (më saktë në Barcelonë), zhvillimet e fundit tregojnë se mund të mos ndodh kështu. Të paktën këtë përshtypje ta jep deklarata e presidentit të Santosit, Ribeiro.
Në një deklaratë për mediat, Ribeiro deklaroi se ka nisur bisedimet me talentin për zgjatjen e kontratës e cila skadon në fund të vitit 2014\">2014.
Po negociojmë për mundësinë për ta mbajtur Neymar akoma më gjatë në skuadër dhe për mua do të ishte një ëndërr. Besoj se edhe lojtari është i lumtur mepagën e tij të lartë dhe sigurisht që e meriton.
Këët gjë e konfirmuar edhe Neymar i cili tha se po bisedon për rinovimin e kontratës, por ka zëra që thonë se Santos është marr vesh me Barcelonën që lojtari të transferohet te katalanasit pas Botërorit 2014.