Neymar refuzon Realin për Barcelonën
Rio De Zhenerio, 21 mars - Lojtari më i i mirë në Brazil dhe një nga talentet e padiskutueshëm, Neymar, vazhdon të jetë në qendër të mediave në mbarë Evropën.
Së fundmi këto media raportojnë se braziliani ka zgjedhur të luaj për Barcelonën duke refuzuar kështu Real Madridin edhe pse këta të fundit ishin favorit.
Një radio spanjolle raportoi se \"katalanasit\" kanë arritur marrëveshje me klubin e Santosit, për të transferuar lojtarin e tyre në Barcelonë prej 2014-tës. Në 2014-tën përfundon dhe kontrata, që e mban të lidhur 20 vjeçarin me Santosin.