Neymar pas 2014 në Europë
Santos, 4 mars - Talenti brazilian i Santosit, Neymar, ndez dritën jeshile për një transferim të mundshem në Europë gjatë muajit Qershor.
Pas kritikave të Pelesë dhe formës së dobët që sulmuesi po tregon në javët e fundit, duket se 21-vjeçari do të bëjë një hap pas, pasi përherë është shprehur se dëshiron të luajë në Brazil deri në përfundimin e Kupës së Botës 2014.
Prej kohësh flitet për një parakontratë mes lojtarit dhe Barcelonës dhe tashmë duket se rruga e brazilianit është drejt kontinentit të vjetër.
Në një prononcim për mediat e vendit të tij, Neymar deklaron se ndoshta ka ardhur momenti i duhur për tu transferuar në një skuadër europiane por shton se vendimin do ta marrë vetëm ai.