Neymar: Nuk pendohem që refuzova Chelsean
Rio De Zhenerio, 8 dhjetor - Sulmuesi brazilian Neymar i cili aktualisht është i kërkuar nga tërë Evropa, ka deklaruar se ai nuk pendohet që refuzoi Chelsean gjatë verës së kaluar.
Periudha e pasigurisë e cila erdhi pas ofertës së Chelseat ishte një përvojë tjetër për mua, pasi që i thashë jo një kalimi në Evropë për të qëndruar te Santosi.
Ishte e vështirë ta marrim këtë vendim, por nuk pendohem. Mendoj se familja ime dhe unë kemi bërë zgjedhjen e duhur, ndërsa unë jam shumë i kënaqur që bëra këtë, theksoi braziliani.