Neymar nuk largohet nga Brazili

Rio de Zhenerio, 26 shtator - Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro ka siguruar se Neymari nuk ka nënshkruar kontratë me asnjë klub. KJo vjen pas raporteve se ai kishte nënshkruar kontratë me Real Madridin.
19 vjeçari flitet se ka nënshkruar para-kontratë me Real Madridin, por kreu i klubit brazilian ka siguruar se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se sulmuesi brazilian do të mbetet në atdhe, së paku deri verën e vitit të ardhshëm.
\"Nuk jemi marrë vesh me asnjë ekip. As lojtari nuk ka nënshkruar me ndonjë klub\", deklaroi Ribeiro për mediat braziliane. Flitet se për Neymar interesim ka shfaqur edhe Barcelona.