Neymar nuk do të largohet nga Barcelona
Barcelonë, 16 mars - Neymar ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.
Reprezentuesi brazilian kërkohet nga Real Madrid, Manchester United dhe Manchester City. Por, ai ka theksuar se nuk e sheh veten larg gjigantit katalan.
Jam shumë i lumtur në Barcelonë, deklaroi ai për televizionin brazilian O Globo.
Është një skuadër ku ndihem si në shtëpinë time. Kaloj shumë mirë me bashkëlojtarët e mi. Dhe, nuk e shoh veten duke u larguar nga Barcelona, u shpreh Neymar.
Sulmuesi është në negociata për vazhdimin e kontratës në Camp Nou.
Ai ka theksuar se është në momentin më të mirë të karrierës së deritashme, dhe beson se ekipi është duke shkuar në rrugën e duhur. Këtë edicion synojmë ta përsërisim suksesin e sezonit të shkuar kur triumfuam në garat më të rëndësishme, theksoi ai.