Neymar në shitje
Rio de Zhenerio, 28 prill - Neymar duket se i ka ditët e numëruara në futbollin brazilian sepse shumë shpejt talentin e Santosit do ta shikojmë në futbollin elitar të kontinentit të vjetër.
Tashmë sulmuesi i ri është bindur edhe vetë se duhet të masë forcat në Evropë prandaj dhe i ka pohuar klubit se do të largohet.
E konfirmon vetë zëvendës presidenti i Santosit i cili pranon se Naymar i ka deklaruar drejtuesve të klubit se cikli i tij te kjo skuadër ka përfunduar dhe se nuk do të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2014.
Këto fjalë e nxjerrin zyrtarisht në merkato lojtarin e talentuar për shkak edhe të vitit të fundit në kontratën e tij sepse Santosi rrezikon ta humbasë me parametër zero në 2014.
Barcelona, Real Madrid, Chelsea apo Man. City, duhet të presim verën për të kuptuar se kush do të jetë skuadra e parë elitare në Evropë e Neymar.