26 Dhjetor 2024

Neymar, Messi, Griezmann, futbollistët më të shtrenjtë

Paris, 6 dhjetor - Neymar është futbollistët më të kushtueshëm në merkato. Ky është përfundimi i një studimi të Observatorit të Futbollit, i publikuar nga revista prestigjioze “France Football”.

Sipas këtij studimi, braziliani Neymar kryeson këtë listë me  një vlerë në merkato prej 250 milionë eurosh.

Në vendin e dytë qëndron Lionel Messi me 190 milionë euro, ndërsa vendi i tretë mbahet nga Griezmann me 135 milionë euro, 5 milionë më shumë se Ronaldo ne vendin e katërt.

Në 7 vendet e para të klasifikimit, janë 6 futbollistë që luajnë në Ligën Spanjolle, me Pogba që ndodhet mes tyre. Por duke parë klasifikimin e 50 vendeve të para, ajo që dominon është Premier League.

Kampionati anglez ka në përbërje në këtë klasifikim 18 futbollistë kundrejt 16 të atyre që janë pjesë e La Ligës.

Reali i Madridit është skuadra që ka më shumë përfaqësues në renditjen e lojtarëve më të shtrenjtë, 8. Barcelona e Bayern kanë 5 futbollistë secila, ndërsa nga Premier League Man.United, Manchester City dhe Chelsea, përfaqësohen nga 4 lojtarë secila.

“France Football” shkoi edhe më tej dhe përpiloi edhe formacionin me futbollistët më të shtrenjtë ku të bën përshtypje lënia jashtë e Cristiano Ronaldos.

Skuadra e krijuar kap vlerën 1.1 miliardë euro ku përveç Neymar, Messit, Griezmann apo Pogba përfshihen edhe emra të tillë si De Gea, Marquinhos, Bonucci, apo edhe Verratti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)