Neymar merr çmimin lojtari më i mirë brazilian
Rio de Zhenerio, 6 dhjetor - Sulmuesi i Santosit, Neymar, është zgjedhur lojtari më i mirë brazilian për këtë vit.
Talenti 19-vjeçar konsiderohet nga shumë kritikë futbolli si pasardhësi Mbretit Pele dhe ky çmim konfirmon aftësitë e tij për të luajtur në nivele të larta.
Në listën e pretendentëve për çmimin ishin edhe mbrojtësi Dede i Vasco da Gama dhe sulmuesi Liedson i Corinthias.
Trofeun e tërhoqi i ati i lojtarit, pasi Neymar është nisur drejt Japonisë bashkë me skuadrën e tij për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet nga data 11 deri në 18 Dhjetor.
Votimi për lojtarin më të mirë të Brazilit u krye nga disa specialistë të zgjedhur dhe të gjithë trajnerët e skuadrave