12 Janar 2025

Neymar me anemi

Barcelonë, 4 gusht - Blerja më e shtrenjtë në historinë e Barcelonës, Neymar, do të ndjekë gjatë turit aziatik të skuadrës në Azi një trajtim kundër anemisë, e zbuluar në kontrollin e tij të fundit të gjakut.

Neymar, pas përfundimit të Kupës së Konfederatave iu nënshtrua një operacioni për heqjen e bajameve, me qëllim përmirësimin e rendimentit fizik, por duket se nuk është rikuperuar ende tërësisht nga ndërhyrja.

Anemia, ndonëse nuk konsiderohet një sëmundje, është shenjë e dobësisë fizike që mund të ketë disa arsye të ndryshme.

Arsyeja më e zakonshme është mungesa e hekurit në gjak ose e ndonjë hemoragjie të ndodhur më parë në organizëm.

Mbetet për të parë se si do të trajtojë stafi mjekësor i Barcelonës këtë problem të sulmuesit dhe nëse ai do të jetë shëruar në kohë për nisjen e ndeshjeve zyrtare, më vonë në gusht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)