Neymar mbërrin në Barcelonë
Barcelonë, 3 qershor - Ashtu siç pritej, talenti brazilian Neymar ka mbërritur sot në Barcelonë, ku pritet ta nënshkruajë kontratën me gjigantin katalunas dhe të flasë për herë të parë si futbollist zyrtar i klubit nga Camp Nou.
Ish futbollisti i Santosit ka arritur në ora 13:00 në El Prat, ndërsa për momentin gjendet në zyrat e Barcelonës.
Pak më vonë, përfaqësuesi brazilian do ta nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me katalunasit, ndërsa do tu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore.
Ai është pritur si mbret nga mediat spanjolle, ndërsa kishte edhe tifozë katalunas që kishin dalë për ta pritur.
Stadiumi Camp Nou pritet të mbushet, për tia dhënë mirëseardhjen gjeniut brazilian, i cili më pas do ti bashkohet përfaqësueses së Brazilit, për të marrë pjesë në Kupën e Konfederatave.