Neymar lojtari i ri më i shtrenjtë në botë
Rio De Zhenerio, 22 mars - Faqja e internetit Footbol Finance, e specializuar në merkaton financiare futbollistike e konsideron Neymar si lojtarin (under 21) më të shtrenjtë në mbarë botën.
Ai konsiderohet si lojtari më premtues i futbollit brazilian dhe vlerësohet nga specialistët me një shifër nga 30 deri në 55 milionë euro.
Në këtë listë speciale ndodhen dhe: talenti gjerman 19 vjeçar i Borussia Dortmund Mario Götze dhe 21 vjeçari italian i Manchester City, Mario Balotelli.
Edhe pse këta lojtar të rinj janë të vlerësuar më shifra marramendëse sërish janë të shumtë klubet që janë në ndjekje të tyre dhe janë të gatshme të shpenzojnë shifrat e kërkuara nga klubet ku janë aktualisht.