Neymar ka firmosur me Barelonën

Barcelonë, 19 shkurt - Në një intervistë për \"Radio 4\", një anëtar i klubit katalanas, profesor Lopis nga IESE Buisness School ka deklaruar se një drejtues i Barcelonës i ka komunikuar se Neymar ka firmosur tashmë me Blaugranat.
Sipas tij, ylli brazilian i Santos nuk do të vijë në \"Camp Nou\" pas Botërorit 2014, ashtu siç ka deklaruar edhe vetë futbollisti, por në përfundim të këtij sezoni.
Kujtojmë që për Neymar është futur fuqishëm në lojë edhe Manchester City, që ofron 55 milionë sterlina.