12 Janar 2025

Neymar i kushtoi Barcelonës 57 milionë euro

Barcelonë, 4 qershor - Neymar i ka kushtuar 57 milionë euro Barcelonës. Kështu ka njoftuar zëvendës presidenti i gjigantit katalunas, Josep María Bartomeu, i cili njoftoi se klauzola e shkëputjes së kontratës së talentit brazilian është 190 milionë euro.

Ish futbollisti i Santosit i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore mbrëmë, duke e nënshkruar më pas kontratën katërvjeçare me Blaugrana.

“Jam i lumtur që do të luaj në Barcelonë, për mua është një ëndërr. Jam këtu për të ndihmuar. Jam këtu për t’i ndihmuar bashkëlojtarët dhe Messin që të mbetet numër 1 në botë për shumë vite. Është një ëndërr të luaj me të”, deklaroi përfaqësuesi brazilian.

Neymarin kishin dalë ta prisnin në Camp Nou rreth 30 mijë persona. Ai do të kthehet në Brazil, për të marrë pjesë në Kupën e Konfederatave, për t’u rikthyer në Spanjë në korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)