Neymar fimros kontratën e re me Santosin deri në 2014
Santos, 14 janar - Neymar hedh firmën në kontratën e re me Santosin që do ta mbajë te lidhur me klubin deri në 2014.
Neymar do të qëndrojë deri në vitin e Botërorit të futbollit që do të zhvillohet në Brazil më 2014.
Kontrata e tij e re hap shumë skenarë të merkatos, me mediat braziliane që raportojnë se sulmuesi i talentuar mund të largohet me parametër zero nga Santosi pas kampionatit botëror.
Pak javë më parë, në Spanjë ishin të sigurt se Barcelona ka rënë dakord me Santosin për blerjen e lojtarit në vitin 2014 për 10 mln Euro, por me Real Madridin në dritare nuk mund të ketë siguri në merkaton e lojtarëve.