Neymar, ende asnjë vendim për largim nga Brazili
Rio De Zhenerio, 3 shtator - Ylli i Santosit, Neymar, ka pranuar se është i lëkundur nga interesimi i Real Madridit për të.
Unë ndihem shumë i lëkundur prej tyre, por për momentin nuk kam marrë vendim nëse do të largohem nga Brazili. Nuk kam vendosur ende asgjë. E qartë është, pasi mbaroi afati kalimtar, do të luaj në Brazil. Te Santosi kam garancinë e të qenurit pranë familjes, shprehet ai.
Ndër të tjera ka theksuar se vendos për transferimin e tij në momentin e duhur për t`u larguar.