Neymar: Dua Robinho të kthehet te Santosi
Santos, 3 dhjetor - Superylli brazilian, Neymar, thotë se ai mezi pret që ta ketë ndonjëherë përsëri në ekipin e tij Robinhon, me të cilin thotë se përshtatet shumë mirë në lojë.
Unë dua ta kem në ekip, ai është idoli im. Të kemi një prej idolëve përsëri në klub do të ishte dicka shumë speciale. Nëse tifozët e dëshirojnë atë, edhe unë dua ta kem në klub.
Unë gjithmonë dua lojtarët e mirë të vijnë te Santosi, dyert janë gjithmonë të hapura për lojtarët e mirë në klubin tonë, është shprehur Neymar.