Neymar drejt Barcelonës
Barcelonë, 21 nëntor - Neymar dhe Barcelona janë shumë afër në merkato të paktën këtë gjë e konfirmojnë mediat italiane.
Mësohet se drejtuesit Katalanas janë të gatshëm ti ofrojnë klubit brazilian shumën e kërkuar vetëm të kenë në sulm dyshen më të mire në botë Messi-Neymar.
Havier Faus njeriu i cili merret me financat e Barcelonës i ka dhënë rrugën e lirë klubit të tij për të sjellë në Camp Nou Neymar.
Braziliani i talentuar në këto momente është nën vëzhgimin edhe të disa skuadrave të tjera. Përveç Barcelonës kartonin e tij e kërkon edhe Real Madrid i cili prej kohësh ka shprehur deshirën për të marrë në skuadër një talent si Neymar.
Diçka është e sigurtë, së shpejti braziliani do të jetë në Europë dhe me shumë mundësi në Spanjë.