Neymar: Do të qëndroj te Santosi

Santos, 7 korrik - Superylli brazilian, Neymar, ka deklaruar se ai përfundimisht ka vendosur të qëndrojë te Santosi, pavarësisht spekulimeve se ai do të transferohet te Real Madridi.
Unë dua të qëndroj te Santosi. Jam i fokusuar në kombëtaren. Unë nuk di asgjë çfarë po ndodh në Brazil apo këtu.
Nuk kam biseduar me babain apo agjentin. Ata janë duke shqyrtuar gjërat, por nuk di asgjë. Dëshira ime është të luaj në Botërorin e klubeve me Santosin, theksoi Neymar.
Megjithatë, Globoesporte ka mësuar se zëvëndëspresidenti i Real Madridit, Fernando Tapias ka drekuar me agjentin e Neymar, Ribeiron, për të biseduar mbi një transferim.