Neymar dhe Ronaldinho bashkë tek Santos
Santos, 14 nëntor - Ëndrra e brazilianëve që Neymar dhe Ronaldinho të jenë në një skuadër, mund të plotësohet shumë shpejtë. Santos ka nisur procedurat për transferimin e Ronaldinhos në skuadrën e tyre.
Dinho shkëlqeu te Athletico Mineiro por që nuk arriti që të shpallet kampion me këtë skuadër. Pas shitjes së Gansos te Sao Paolo, Santos ka cak transferimin e Ronaldinhos.
Dy magjistarët e futbollit shquhen për stilin e lojës së tyre ndërsa tifozët e Santosit kanë pëlqyer këtë transfer.
\"Do të na pëlqente ta shihnim me fanellën e Santos. Të gjithë do të pëlqenin këtë gjë deklaroi Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro, presidenti i Santosit.