Neymar dëshiron të kalojë në Barcelonë
Barcelonë, 2 gusht - Supertalenti brazilian Neymar dëshiron të kalojë në Barcelonë, por në muajin dhjetor, pas përfundimit të kampionatit brazilian.
Nënkryetari i Barcelonës, Josip Maria Bartomeu tha se katalanasit duan ta shohin në radhët e veta yllin e klubit brazilian Santos pas Lojërave Olimpike në Londër, por sipas të gjitha gjasave bisedimet për kalimin e tij në Nou Camp do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme.
Barcelona tashmë ka paguar 14 milionë euro (kapar) për Neymarin dhe në saje të kësaj zë pozitën e parë në garë për sjelljen e yllit brazilian.