Neymar dëshiron qëndrimin
Rio De Zhenerio, 6 prill - Superylli i Santos, Neymar ka përsëritur se ai dëshiron të qëndroj te klubi i tij aktual edhe pse për të interes të madh kanë shprehur shumë top-klube evropiane.
Neymar më herët ka thënë se ëndërron të luaj te Chelsea ndërsa të njëjtën gjë mendon edhe për Barcelonën, mirëpo pavarësisht kësaj ai dëshiron të qëndroj aty ku është.
Unë e dua këtë klub dhe nuk e dua largimin nga Brazili. Unë kam refuzuar shumë oferta të rëndësishme për të qëndruar këtu, tha Neymar për Itasportpress.