12 Janar 2025

Nexhat Rexhepi - Dumnica, drejtor i Bordit të KF Llapi

Prishtinë, 24 korrik - Në mbledhjen e rregull të Kuvendit Zgjedhor të KF Llapi, që u mbajt ditë më parë afaristi i njohur kosovar, Nexhar Rexhepi-Dumnica, pronarë i Kompanisë Ndërtimore, \"Dumnica -Group\", është zgjehur drejtor i ri menagjues i Bordit të klubit llapjan.

Si dihet KF Llapi është anëtar i Ligës së Parë të Kosovës në futboll dhe në sezonin e shkuar vetëm në saje të fitores që e shënoi në ndeshjen suplemetrare të barazhit që u lujajt në Mitrovicë arriti që të sigurojë mbijetesën në këtë rag të garave.

Si dihet afaristi Nexhat Rexhepi-Dumnica në periudhën në mes viteve 1980-90 ka qenë futbollist aktiv i KF Llapi ndërsa me të përfunduar të karierës sportive në periudhën 1990 - 1994, Nexhat Dumnica ka qenë edhe donatori i parë nga sektori i privat i KF Llapi nga Podujeva.

Sipas drejtorit, Dumnica anëtarë të bordit të klubit llapjan veq tij janë zgjedhur edhe disa ish-futbollist të këtij klubi në mesin e të cilëve janë edhe  Ragip Stublla, Bajram Zeqiri, si edhe afaristi i njohur i njohur kosovarë i fushës së tekstilit, Muhamt Hasani, Ramë Blakqori,Liman Zeqiri, etj.

Po sipas Dumnicës mësohet se kryetar i klubit mbetet kryetari aktual i klubit Llapi dhe njëherësh edhe i komunës së Podujevës , Agim Veliu.

Ndërkaq po në këtë kuvend është zgjedhur edhe kryesia e 14 anëtarëshe e klubit llapjan si dhe kryetrajneri i ri, magjistri shkencave të Edukatës Fizike ,z.Tahir Batatina,i specialzuar në drejtimin e futbollit.

Duke shplaosur synimet eklubit m,e traditë 89 vjeqare,menagjeri Nexhat Dumnica tha se syimini ynë është rimëkëmbja e klubit përkatësisht synimi që në futbollin kosovarë KF Llapi të bëhet sikurse që ëshët është KF , \"West-Ham-i\" nga Londra në futbollin e  Anglisë.\"

Me një fjalë sipas Dumnicës  kjo nënkupton se në këtë stinorë KF Llapi synon kthimin në elitën e futbollit kosovarë dhe të stabilizohe në aspektin organizativ si klub duke u bërë klub stabil në elitën e futbollit kosovarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)