14 Maj 2024

Newcastle nuk do ta transferojë Henryn

Londër, 8 shkurt - Trajneri i Newcastle United, Alan Pardew, ka mohuar spekulimet se skuadra e tij do të tentojë të sjellë legjendën franceze Thierry Henry.

Pas largimit të Andy Carroll dhe lëndimit të Shola Ameobi, Newcastle gjendet në krizë në fazën sulmuese.

Mirëpo, edhe pse e pranon se ka nevojë për sulmues, Pardew mohon se klubi do të kërkojë shërbimet e ish-yllit të Arsenalit, i cili është pronë e klubit nga MLS, New York Red Bulls.

I pyetur nga Evening Chronicle për mundësinë e transferimit të veteranit francez, Pardew është përgjigjur: “Nuk mendoj se kjo është e mundur”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)