24 Dhjetor 2024

Nevojat e sportistëve prizrenas në vëmendjen e MKRS-së

Prizren, 14 nëntor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, qëndroi për një vizitë në qytetin e Prizrenit.

Në kuadër të kësaj vizite ministri Gashi inspektoi punimet të cilat janë duke u zhvilluar në stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi” në Prizren si dhe lokacionin ku do të ndërtohet stadiumin në Zhur.

Ministri Kujtim Gashi tha se qëllimi i kësaj vizite nuk është vetëm inspektimi i punimeve në stadiumin e qytetit, por edhe të shihen nga afër nevojat dhe kërkesat e sportistëve të Komunës së Prizrenit si dhe gjetjen e mundësive për të realizuar edhe projektet tjera në fushën e sportit për Komunën e Prizrenit.

Përveç inspektimeve të punimeve në stadiumin e qytetit, ministri Gashi vizitoi edhe lokacionin ku do të ndërtohet stadiumi në Zhur, për të cilin MKRS-ja do marrë përsipër realizmin financiar të këtij projekti.

Ky projekt do të realizohet sipas standardeve të kërkuara nga FFK-ja konform kategorisë së dytë të UEFA-së dhe FIFA-së.

Gjatë këtij takimi ministri Gashi u shoqërua edhe nga kryetari i Komunës së Prizrenit Prof. Dr. Ramdan Muja me ç’rast biseduan rreth bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit e falënderoi ministrin Gashi për vizitën e tij dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe investuar në krijimin dhe përmirësimin e kushteve në infrastrukturën sportive dhe për sportistët dhe të rinjtë e Komunës së Prizrenit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)