Neuer vlen më shumë se 30 milionë euro
Schalke, 4 prill - Portieri i Schalkes, Manuel Neuer është i lidhur vazhdimisht me një largim nga Gelsenkirchen, por trajneri Clemens Toennies ka bërë të qartë se ata nuk do të lejojnë një largim të tij.
Ne natyrisht nuk mund ta ndalojmë atë për tu larguar, por Manuel është duke u ndjerë mirë tek Schalke. Ai është një njeri i vërtetë i Schalkes dhe fansat janë gjithnjë në mbështetje të tij, për ta shpërblyer për atë që po bën ai për klubin.
Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe çdokush dëshiron qëndrimin e tij.Mendoj se kemi një rast të mirë për ta mbajtur në klub. Do ti bëjmë një ofertë të majme.
Manuel vlen më shumë se 30 milion dhe ai do të bëhet edhe më i vlefshëm.