Neuer lë të hapur mundësinë e largimit nga Gjermania
Berlin, 11 qershor - Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit jashtë Gjermanisë.
27 vjeçari iu bashkua gjigantit bavarez në vitin 2011 nga Schalke 04, ndërsa flitet se ai në të ardhmen mund të bëhet portier i Manchester Unitedit.
Për momentin, ai nuk e ka ndërmend të ndërrojë mjedis, por për të ardhmen nuk garanton asgjë.
Ti fitoja tre trofe për një sezon është konfirmim për mua që zgjedhja për të shkuar në Bayern ishte e duhura. Mendoj se në situatën aktuale, nuk ka kurrfarë arsye ta lë Bayernin.\"
\"Nuk e kam parë kurrë një skuadër ku lojtarët kanë respekt aq të madh për njëri tjetrin dhe jam mjaft i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, deklaroi përfaqësuesi gjerman, i cili ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016.
Mirëpo, është e qartë se nuk di asgjë për të ardhmen. Në botën e futbollit, koha shkon shumë shpejt dhe gjërat ndryshojnë në sekondë. Ndoshta do të vijë një kohë kur do të kisha nevojë për një sfidë të re, përfundoi Neuer.