Neuer konfirmon se nuk do të vazhdojë me Schalken
Munich, 21 prill - Manuel Neuer ka bërë të ditur se ai nuk do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me Schalken.
Marrëveshja aktuale e portierit gjerman aktualisht skadon në verën e vitit 2012 dhe Schalke dëshiron ta mbajë atë.
Megjithatë 25-vjeçari ka hedhur shikimin te një transferim te Bayern Munich dhe pritet që largohet gjatë verës.
U kam thënë drejtuesve të Schalke se nuk do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës. Kam ardhur te ky vendim pa lejuar njerëzit tjerë të ndikojnë në mua. Të gjitha spekulimet tjera nuk kanë bazë.
Vendimi nuk ka të bëjë asgjë me ardhjen e një trajneri të ri ose me ndonjë klub tjetër. Jam falënderues ndaj Schalke dhe fansave, por dua ti mbaj opsionet e mia të hapura pas 20 vitesh në klub. Tash dua të fokusohem në arritjen e synimeve tona këtë vit, ka thënë Neuer.