Neuer kapiten i ri i Gjermanisë
Berlin, 1 shtator - Manuel Neuer do ta bartë shiritin e kapitenit te kombëtarja gjermane.
Pas pensionimit të Bastian Schweinsteiger, trajneri Joachim Low ka përzgjedhur kapitenin e ri në kombëtare.
Është portieri, Neuer, pasardhës i Schweinit i cili në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Finlandës është përshëndetur nga ‘pancerat’.
“Si reprezentacion mund të them se jemi me fat që kemi shumë futbollistë që kanë profilin e duhur për t’u bërë kapiten”, ka deklaruar Low.
“Për mua Neuer është pasardhësi më i mirë i mundshëm i Schweinsteiger”.
“Ai ka gjithçka që duhet për të qenë kapiten i kombëtares”, ka shtuar Low.
Neuer do të jetë kapiten që në ndeshjen e së dielës ku Gjermania do të ndeshet me Norvegjinë në kualifikimet për Botërorin ‘Rusi 2018’.