Nesta: Nuk dua të pensionohem
Milano, 5 dhjetor - Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, ka thënë se ai nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli profesionist në një të ardhme të afërt.
“Unë nuk po mendoj për pensionim. Unë nuk kam dëshirë që t’i varr këpucët”.
“Unë jam i bindur se do të fitojmë një titull të madh këtë sezon. Ne jemi favoritët për ta fituar titullin në Serie A dhe jemi ndër favoritët edhe për Ligën e Kampionëve”, u shpreh Nesta.