Nesër nënshkruhet memorandumi për stadiumin e kryeqytetit
Prishtinë, 23 gusht - Nesër nga ora 10:00, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportëve, do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës lidhur me renovinim e Stadiumit të Qytetit.
Të pranishëm do të jenë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri, dhe përfaqësuesit e FC \"Prishtina.\"
Me këtë rast, do të prezantohet edhe projekti-detaj, në bazë të të cilit do te zhvillohen punimet.