Nënshkruhet kontrata e renovimit të Stadiumit të Prishtinës
Prishtinë, 9 qershor - Sot duke fillluar nga ora 11:00, do të nënshkruhet kontrata e renovimit të Stadiumit të Prishtinës.
Ceremonia e nënshkrimit të kontratës do të mbahet në Stadiumin e Prishtinës, ku do të marrin pjesë ministri Kujtim Shala, përfaqësues të Komunës së Prishtinës e të Federatës së Futbollit të Kosovës, drejtuesit e klubit FC Prishtina dhe përfaqësuesi i Operatorit Ekonomik, që do të kryejë punimet në stadium.