Nene largohet nga PSG, kërkohet nga Milan e Inter
Paris, 19, dhjetor - Sulmuesi Nene dhe klubi i PSG-së janë ndarë përfundimisht, për rrjedhojë në janar francezët do ta lënë të lirë lojtarin të largohet ku të dëshirojë, meqenëse të dyja palët janë në mbarim të kontratës.
Këtë e konfirmon e përditshmja LEquipe, e cila e justifikon këtë divorc të parakohshëm me mbërritjen e brazilianit tjetër Lucas, që do përforcojë edhe më shumë vijën e sulmit.
Prandaj Nene do e gjejë veten pa një skuadër në janar, kështu që Milani, që u interesua shumë gjatë verës për të, tashmë e ka rrugën të hapur për ta afruar në skuadër.
Për më tepër, ai do të vinte edhe me parametër zero. Përveç kuqezinjve, për numrin 10-të PSG-së interesohen edhe Interi, Santosi dhe Besiktas.