Nedved ishte kërkuar nga Mourinho
Torino, 22 nëntor - Legjenda e Juventusit, Pavel Nedved, thotë se është befasuar kur ish-trajneri i Interit, Jose Mourinho, i kishte telefonuar për ta bindur t'i bashkohej "neroazzurëve".
Mourinho që tash drejton Real Madridin, kishte telefonuar çekun në verën e vitit 2009, pasi Nedved u largua nga Juventusi dhe nga futbolli në përgjithësi.
"Unë u befasova kur e dëgjova zërin e tij. Në fillim ai më komplimentoj dhe më tha se i nevojitem për të fituar Ligën e Kampionëve. Por, unë menjëherë refuzova, pasi zemra ime kurrë nuk do të më lejonte të luaja për Interin", ka thënë Nedved, shkruan gazeta italiane "La Gazzetta dello Sport" të premten.