Nedved i zhgënjyer me Juventusin
Torino, 28 mars - Ish-lojtari i Juventusit, Pavel Nedved, thotë se ai është i dëshpëruar me gjendjen në të cilën ndodhet Zonja e Vjetër dhe thotë se aspak nuk e ka pritur këtë.
Nedved u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, por legjenda e futbollit çek ka besuar se Juve do të vazhdojë përparimin pas investimeve që bëri në tregun e transferimeve.
Nuk mund të shkoj në stadium pasi nuk ndjehem i qetë ta përcjell ekipin. Situata e tashme më dëshpëron. Ajo që ndodh është e pabesueshme. Ekipi është jashtë kupës dhe për një javë e ka humbur edhe shpresën për Ligën e Evropës dhe për pozitën e katërt.
Kur u pensionova, kurrë nuk mendova se do të paraqiten probleme të tilla. Por mendoj se ky ekip është më i fuqishëm se në dy sezonet e kaluara. Potenciali është aty, por është e nevojshme të gjendet një mënyrë që ky të shfaqet, ka thënë Nedved.